Boksieri i njohur po mendon pensionimin - Bota Sot
Boksieri i njohur po mendon pensionimin

Boksi

Boksieri i njohur po mendon pensionimin

Më: 3 prill 2020 Në ora: 13:48
Boksieri i njohur po mendon pensionimin

Amir Khan ka pranuar se po mendon seriozisht të tërhiqet nga boksi pasi ka filluar të përshtatet jetës së qëndruar i mbyllur shkaku i pandemisë.

Ish kampioni i botës ka këmbëngulur gjithmonë se duhet të vazhdojë karrierën në boks, por tani është ndalur duke e pyetur veten nëse duhet t’i varë dorezat.

“A do të ndeshem përsëri? Unë nuk e di, jam me dy mendje. A duhet të ndeshem”, ka thënë Khan, përcjell lajmi.net.

“Financiarisht, kam bërë mirë për veten time. A duhet të bëjë një luftë ëm shuëm që të mund të shkatërrojë tërë trashëgiminë time? Nuk e di përgjigjen”.

“Unë jam kundër vetes sime. Po debatoj me veten time a duhet të vazhdojë apo të ndalem një ditë”.

33 vjeçari nuk ka hipur në ring që nga korriku i vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat