Më në fund lajmërohet Aziz Salihu, ja ku gjendet! Mehmet Bogujevci në fshat

Boksi

Më në fund lajmërohet Aziz Salihu, ja ku gjendet! Mehmet Bogujevci në fshat

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:06
Më në fund lajmërohet Aziz Salihu, ja ku gjendet! Mehmet Bogujevci në fshat

Pandemia e bëri që Aziz Salihu, legjendën e boksit, tash e një kohë mos të duket e mos t’i ndihet edhe zëri askund. I strukur apo jo? Jo!  Më në fund lajmërohet Salihu, kryetar i KBO Prishtina, Sportisti i Shekullit, duke thënë se janë mirë e shëndoshë si molla.

Salihu tha se qëndron në banesë në Prishtinë dhe po del pak shumë pak në qytet, nga një ose dy orë, duke respektuar këshillat, që të ruhet nga afërsia me njerëz, shkaku i rrezikut nga virusi korona. Ai lutet që të kalojë kjo gjendje dhe t’i kthehet jetës normale sportive.  

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se po e përcjell gjendjen me shumë seriozitet.

Nga ana tjetër, nënkampioni i botës në vitin 1978, ish boksieri Mehmet Bogujevci, ndryshe nga Salihu, ai jeton në fshatin Bresje të Fushë Kosovës dhe është mirë.  Bogujevci u gëzua sot sepse pas 24 ditësh i kthehet vëllau Shefkiu, selektor i kombëtares së Kosovës në boks.

Shefkiu një herë ishte në Londër në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike dhe pastaj me kthimin në Prishtinë, u dërgua në karantinë në konviktin e studentëve të Prishtinës. Mehmeti bashkohet sërish me Shefkiun në luftë kundre virusit korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat