Kjo nuk pritej nga Joshua

Boksi

Kjo nuk pritej nga Joshua

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:59
Ilustrim

Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, e dha një përgjigje të detajuar kur u pyet se kush do ta fitonte një meç mes dy legjendave të boksit, Muhammad Alit dhe Mike Tyson.

Britaniku Anthony Joshua, i cili së fundi i rifitoi titujt e tij të kampionit, u lidh drejtpërdrejt në faqen zyrtare të JD Sports në Instagram të premten.

Joshua bëri të ditur se, sipas tij, “I hekurti” Mike do ta mposhtë Muhammed Ali-në në një meç mes dy legjendave të boksit.

“Është mjaft interesante sepse në epokën kur Muhammad Ali e dominonte kategorinë e peshave të rënda, peshat e rënda nuk ishin të njëjta si në epokën e Mike Tyson”, tha Joshua.

“Pas Ali-t, me Lennox Lewis, ne mund ta vërejmë se si boksierët filluan të bëhen më të mëdhenj dhe për këtë arsye në nivelin e amatorëve e krijuan edhe kategorinë e super peshave të rënda”.

“Kategoria aktuale e peshave të rënda në nivelin e amatorëve është ajo që e ne e quajmë kategoria “cruiserweight””.

“Kështu që, Muhammad Ali nuk do të kishte qenë plotësisht në kategorinë e peshave të rënda. Por, le të themi se Muhammad Ali do të kishte shtuar peshë, unë sinqerisht besoj se Mike Tyson do të kishte fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat