Rrëfimi i Tyson Furyt: Ia theva babait tim brinjët kur isha 14-vjeçar

Boksi

Rrëfimi i Tyson Furyt: Ia theva babait tim brinjët kur isha 14-vjeçar

Më: 5 prill 2020 Në ora: 00:38
Tyson Fury

Tyson Fury e kuptoi se do të bëhet i famshëm në botën e boksit në momentin kur ia theu tri brinjë babait të vet – në moshën vetëm 14-vjeçare.

Boksieri britanik John Fury i kishte zhvilluar 13 meçe si boksier profesionist, në kategorinë e peshave të rënda, kur e sfidoi djalin e tij, Tyson Furyn, për një meç.

Tysoni kishte lindur dy muaj para kohe dhe peshoi vetëm gjysmë kilogram, mirëpo babai i tij e emëroi pash legjendës së boksit Iron Mike, pasi që e ndjeu një shpirt luftarak te djaloshi i tij sapo e mbajti atë në duar për herë të parë.

Por, John Tyson nuk kishte pritur kurrë që djali i tij të kishte aq shumë fuqi sa për ta mposhtur atë në një meç që e zhvilluan ata para 16 vjetëve. Tysoni e rrëfeu së fundi këtë ngjarje interesante të jetës së tij.

“Unë u rrita në botën e boksit dhe babai im ishte boksier gjatë viteve 1980-ta dhe 1990-ta. Unë isha i pasionuar pas ushtrimeve fizike dhe e ndiqja atë gjithkund. Gjeja fotografi dhe video të boksierëve dhe i shikoja të gjitha”.

“Një ditë unë dhe vëllai im më i ri Shane ishim duke u rrahur nëpër shtëpi dhe babai im më tha: “Jam lodhur nga ju të dy, duke u rrahur këtu”. Ai më mori mua brenda dhe më tha ta godisja në trup, më tha se nëse jam sadopak i mirë do të mund të filloja të stërvitesha si profesionist”.

“E godita me boksin tim të majtë dhe ia theva tre brinjë. Prej atij momenti, ai më lejoi të fillojë të stërvitem si boksier profesionist dhe pjesa tjetër është e gjitha histori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat