Vëllau i Aziz Salihut, i tronditur me vdekjen e Kurtit 

Boksi

Vëllau i Aziz Salihut, i tronditur me vdekjen e Kurtit 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:33
Faton Salihu

Ish boksieri i mirënjohur i Prishtinës, Faton Salihu, njëherësh vëllau i Sportistit të Shekullit, Azizi, është i tronditur me vdekjen e ish boksierit dhe trajnerit shqiptar, Skënder Kurti.

“I paharruar qofsh Skënder Kurti. Kurti qofsh i xhehnetit, dashamirësia jote do ngelet e paharruar në të gjithë miqtë dhe shokët që të njohën ty.

Skënder Kurti ishte trajner i klubit të boksit Tirona dhe ish trajner i kombëtares së Shqipërisë”, shkruan Salihu, nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.

Image

Skënder Kurti

Kurti nuk i mbijetoi sëmundjes së virusit korona. Kurti ka ndërruar jetë në moshë 61-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat