Aziz Salihun nuk e frikësuan as serbët e as rusët, ja prej kujt frikësohet...

Boksi

Aziz Salihun nuk e frikësuan as serbët e as rusët, ja prej kujt frikësohet...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:47
Aziz Salihun nuk e frikësuan as serbët e as rusët, ja prej kujt frikësohet...

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, asnjëherë nuk ka pasur frikë, as nga serbët e as nga rusët, të cilët i ka mposhtur pa problem në ring.

Që besa as në kohën e okupimit nuk ka pasur frikë nga milicia dhe paramilitarët e regjimit kriminal serb, por që sot ka një frikë dhe të arsyeshme. Përballja me virusin korona është më e rrezikshëm se sa të boksosh në ring, një armik që nuk njeh a je emër, a je Sportist i Shekullit apo mbret i botës apo anonim, është normale që të ruhesh në këto ditë të rënda. Këtë e din "Zizi" dhe e ruan veten.

Frikën ia ka virusit korona dhe për atë edhe i kushton vetës e familjes rëndësi, respekton rregullat dhe është shumë i disiplinuar.

Aq me tepër nuk është euforik sikurse qe ishte para disa muajve, por e ruan qetësinë dhe nuk i shkon më mendja as për konferenca për shtyp, por lutet që të kalohet kjo pandemi e t’i kthehet njerëzimi normalitetit, pastaj “Zizi” të mbajë turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat