Ish-kampionia e botës tërhiqet nga sporti pasi i vdesin dy persona të familjes nga koronavirusi

Boksi

Ish-kampionia e botës tërhiqet nga sporti pasi i vdesin dy persona të familjes nga koronavirusi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:24
Rose Namajunas

Ish-kampionia e botës, Rose Namajunas është tërhequr nga përballja me Jessica Andrade, që është dashur të zhvillohet në kuadër të ngjarjes UFC 249.

Sipas raportimeve, Namajunas ka hequr dorë nga përballja pasi dy familjarë të saj kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

“Rose Namajunas është tërhequr nga UFC 249 për shkak se dy persona në familjen e saj vdiqën nga koronavirusi. Shpresat e saj janë që të kthehen në kafaz sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por tani ne kërkojmë nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e saj”, ka thënë menaxheri i luftëtares, Brian Butler.

Amerikanja 27-vjeçare aktualisht është e dyta në ranglinën e UFC-së në kategorinë deri 52 kg. UFC-ja është seria më e madhe e Arteve Maciale të Përziera.

Ngjarja UFC 249 është konfirmuar vetëm më herët këtë javë, pas vështirësive që janë shkaktuar për sportin nga pandemia e koronavirusit. Ngjarja duhet të mbahet më 18 prill, por nuk është caktuar ende vendi.

Lufta kryesore do të jetë ajo ndërmjes Tony Fergusonit dhe Justin Gaethjes, që zëvendësoj Khabib Nurmagomedovin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat