Historia prapa tatuazhit në fytyrën e Mike Tyson

Boksi

Historia prapa tatuazhit në fytyrën e Mike Tyson

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:42
Historia prapa tatuazhit në fytyrën e Mike Tyson

Ish-trajneri i Mike Tyson ka treguar se legjenda e boksit e kishte bërë tatuazhin në fytyrën e tij vetëm një javë para meçit ndaj Clifford Etienne, sepse nuk dëshironte të boksonte.

Boksieri amerikan, asokohe 36 vjeçar, nuk ishte ndeshur që nga humbja nga Lennox Lewis në verën e vitit paraprak, prandaj nuk dëshironte të ndeshej më.

Në një intervistë për Fox Sports, trajneri Jeff Fenech ka treguar se ish-kampioni i botës e kishte bërë vizatimin fisnor në fytyrën e tij vetëm disa ditë para duelit të caktuar ndaj Etienne, në mënyrë që ta anulonte sfidën.

Fenech ka thënë se nuk mund t’i mbante lotët kur Mike i kishte thënë se nuk dëshironte ta zhvillonte atë përballje, pastaj trajneri ishte larguar nga Las Vegasi dhe ishte nisur menjëherë për në shtëpi.

“U ulëm dhe biseduam dhe ai vërtet nuk donte të ndeshej, nuk ishte i përgatitur dhe kjo ishte një nga arsyet pse e kishte bërë tatuazhin”.

“Pas bisedës njëorëshe, unë isha në lot kur u largova drejt shtëpisë atë natë. Shkova dhe qëndrova në një hotel, sepse isha shumë i dëshpëruar. Kisha qëndruar për tetë javë larg shtëpisë në Vegas duke e stërvitur për meçin dhe qëndrova në një hotel dhe me aeroplanin e parë u ktheva te familja ime, sepse e kisha prioritet”, ka rrëfyer Fenech.

Hjërat kishin ndryshuar dhe Tyson ishte shfaqur në ring me një trajner tjetër, Freddie Roach. Legjenda e boksit e nokautoi Etiennen për 49 sekonda duke e lënë ish-trajnerin me emocione të përziera.


“Një javë më pas, ai u ndesh dhe e nokautoi Cliffordin në një raund dhe isha i hidhëruar. Isha i gëzuar që Mike fitoi, por isha i hidhëruar sepse e kisha stërvitur për tetë javë dhe nuk isha pjesë e saj fitoreje”, ka vazhduar Fenech.

Ajo ishte fitorja e 50-të dhe e fundit në karrierën mbresëlënëse të Tyson, pasi sy të fundit i kishte humbur, ndaj Danny Williams dhe Kevin McBride.

Ndryshe, 53-vjeçari Mike Tysin konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenj në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat