Tyson: S’kam asnjë gjasë të fitoj ndaj atij - Bota Sot
Tyson: S’kam asnjë gjasë të fitoj ndaj atij

Boksi

Tyson: S’kam asnjë gjasë të fitoj ndaj atij

Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:56
Tyson: S’kam asnjë gjasë të fitoj ndaj atij

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri amerikan Mike Tyson, ka folur për një tjetër ikonë të këtij sporti, Muhammad Ali. Ai ka hiptezuar se çfarë do të ndodhte nëse ai dhe Ali do të përballeshin mes tyre edhe pse bëhet fjalë për dy boksierë të epokave të ndryshme.

Kompjuteri e ka “realizuar” këtë sfidë dhe ka nxjerrë fitues Mike Tyson, por “Majku i hekurt” shprehet se nuk ka asnjë shans që ai të fitojë ndaj Ali. “Ajo ka qenë vetëm një video-lojë dhe me shumë gjasa ka fituar fantazia”, tha Tyson.

“Me shumë gjasa, unë do ta kisha mundur Ali në një duel imagjinar, por ju garantoj se nuk do ta kisha fituar kurrë një duel real ndaj tij. Muhammad Ali është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave”, tha Tyson.

Mike Tyson është boksieri më i ri i peshave të rënda në histori. Amerikani morit titullin e kategorisë WBC më 22 nëntor 1986, kur ishte 20 vjeç, 4 muaj e 22 ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat