Wilder: Fury s’është kampion, më rrahu sepse s’isha vetja, isha zombie - Bota Sot
Wilder: Fury s’është kampion, më rrahu sepse s’isha vetja, isha zombie

Boksi

Wilder: Fury s’është kampion, më rrahu sepse s’isha vetja, isha zombie

Më: 15 prill 2020 Në ora: 20:53
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Deontay Wilder ka thënë se nuk e sheh Tyson Fury-n si kampion ende, edhe pse britaniku e rrahu dhe ia mori titullin e kampionit të botës në peshat e rënda, në një meç gjatë të cilit amerikani thotë se diçka nuk ishte në rregull me të.

Fury e rrëzoi Wilderin dy herë para se ekipi i amerikanit të hidhte peshqirin në rundin e shtatë për ta dorëzuar meçin e njëanshëm në Las Vegas në shkurt.

Britaniku u bë kampion i botës në WBC 14 muaj pasi meçi i parë mes tij dhe Wilderit u mbyll me barazim kontrovers. Fury dhe Wilder pritet të luftojnë për herë të tretë në muajin tetor.

“Në sytë e mi nuk e shoh Fury-n si kampion. Ai nuk është kampion ende sepse ne e kemi edhe një luftë për ta bërë”, tha Wilder për Premier Boxing Champions.

Wilder këmbënguli se gjuha e trupit të tij nuk ishte në rregull.

“Kam qenë në këtë sport për kohë shumë të gjatë dhe njerëz e dinë menjëherë si jam unë. Njerëzit që e njohin boksin e dinë se unë nuk isha Deontay Wilder atë natë. Isha zombie atë natë”, theksoi ai.

“Nuk isha vetja ime. U ndjeva si zombie. Ende jam duke reflektuar. Nuk mund të besoj çfarë gjërash ndodhën. Po mundohem t’i kuptoj”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat