Rikthehet në ring Belegu - Bota Sot
Rikthehet në ring Belegu

Boksi

Rikthehet në ring Belegu

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:55
Rikthehet në ring Belegu

Sporti i MMA-së dal ngadalë po del në sipërfaqe edhe tek populli shqiptar duke na përfaqësuar me suksese edhe në arenën ndërkombëtare jo vetëm me sportist aktiv por edhe me trajner dhe menaxher shqiptar. Kështu është rasti me djaloshin 19 vjeçar i cili quhet Arbër Belegu, i cili tani më disa vite me radhë po punon me menaxhmentin e tij tani më të njohur në Gjermani por edhe në Evropë “B|A Box Management & Promotion”.

Ai dikur ishte sportist mjaft i suksesshëm filloi me boks, mandej në Kikboks dhe në fund në MMA. Ëndrrën e tij për tu bërë sportist me emër e ndërpreu një lëndim në gju që e largoi atë për një kohë nga ringu dhe për të plotësuar sado pak ëndrrat e tij themeloi një Menaxhment ku tani me sukses po menaxhon sportist nga disa shtete evropiane e botërore por edhe disa po i trajnon.

Ndryshe, ai me prejardhje është nga Peja por i lindur në Gjermani dhe thotë se falënderon shumë familjen për mbështetjen që i jep. Ai beson shumë se do kthehet shumë shpejt prapë në ring mirëpo tani në boksin profesionist.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe na thuaj diçka rreth karrierën e juaj si sportist aktiv?

Belegu: Me sportet luftarake kam filluar të merrem qysh nga mosha 13 vjeçare duke u regjistruar në “Challenge Club” në Ofenbach.

Së pari kam filluar të merrem me boks kurse më pas kam ushtruar edhe kikboks por edhe MMA. Trajnerët i kam pas gjithnjë të mirë si MichaeI Theilig , Enriko Keh, Andre Balschmieter e Sheila Gaff, ky i fundit madje ka qen edhe në UFC. Fillimi i karrierës sime si boksier ka qen shumë i vështir se kam qen pak i plotë në peshë dhe më është dashur të zbres 50 kg për 2 vite, por fatkeqësisht kam pasur edhe një lëndim në gju por me kohë edhe ajo u sanua.

Pas 4 muajve ushtrime kam pas ndeshjen e pare, ku fatkeqësisht e humba, por ajo ka ndikuar shumë pozitivisht më pas se sportin e mora ma serioz dhe në vazhdim janë radhit fitoret në të gjitha sportet luftuake. Në vitin 2017 jam ndesh në Ligën e dytë gjermane duke mbrojt ngjyrat e “CSC FRANKFURT” ku trajner ishin Magomed Schaburoë dhe Chris Aurelio e Aoreno Hernandez.

Është interesante se edhe Robin Krasniqi vinte të ushtronte në këtë klub. Pse vendose të formosh “B|A Box Management & Promotion”?

Belegu: Pas një kohe me shumë ushtrime dhe suksese mu rikthye lëndimi i gjurit dhe i njëjti kësaj radhe ka qen shumë i vështirë për mua pasi për një moment u dëshpërova shumë keq dhe kam kaluar në fazë të keqe jetësore, por assesi nuk jam dorëzuar dhe kështu vendosa të hapi Management dhe palestër dhe ti menaxhoj por edhe ti trajnoj sportistët në sportin e MMA-së.

Keni shumë luftëtar tani që menaxhoni ? 

Belegu: Tani për një kohë të shkurt mund të mburrem se në radhët e mija kam shumë luftëtar kampion bote, Evrope që prezantohemi në disa turne si GMC, WELOVEMMA, NOVA FC, BRAVE, BAMMA, CAGE WARRIORS, XFC, KSW E WLF. Synimi im është me pas ekipin më të fortë në Evropë dhe dua të zbuloj se kam luftëtar të mi që i menaxhoj edhe në France, Austri, Zvicër, Gjermani, Brazil dhe Holandë dhe jam i bindur se “B|A Box Management & Promotion” shumë shpejt do ta shohim edhe në UFC ! Për vitin e ardhshëm besoj shumë se në GMB do luftojmë për titull por edhe në UFC Contender series. Dua të ceki se në menaxhmentin tim kam edhe Dardan Morinen i cili po tregon suksese të njëpasnjëshme por kam bashkëpunim edhe me Barjamaj.

Sa keni mbështetje financiare?

Belegu: Mbështetje kemi minimum apo më mirë të them aspak, dhe të gjitha kërkesat financiare i mbuloj vet dhe më mbështetjen e familjes sime që i falënderoi publikisht.

Tani më keni paralajmëruar se dëshironi të bëni prapë një rikthim në ring, mirëpo tani në boksin profesionist?

Belegu: Për shkak lëndimit në gju nuk po mundem të ndeshem në MMA apo K1 dhe kam vendosur që të rikthehem mirëpo tash në boksin profesionist. Për këtë kam filluar edhe trajnimin mirëpo data e saktë nuk dihet për shkak pandemisë së Korona Virusit ku na ka shkatërruar të gjitha planet.

Planet e juaja?

Belegu: Planet e mija janë me ngrit vetën në boks dhe me arrit suksese poashtu edhe me luftart e mi në MMA dhe jam i bindur se 70kg në GMB për titull do të zhvillohet në vitin 2021.

Sa ka qen mbështetja e familjes?

Belegu: Mami im aspak nuk ka pasur dëshirë që unë të merrem me sportet luftarake, mirëpo tani e njëjta gëzohet kur kam hap menaxhmentin tim. Kurse sa i përket prindit dhe vëllezërve kam mbështetje të madhe dhe kjo më jep motiv shtesë.

Keni bashkëpunime?

Belegu: Në Amerikë bashkëpunoj me Ricky Vllasaliu, kurse në Ballkan kam raporte shumë të mira me menaxherin e mirënjohur shqiptar, Avdyl Salihu nga “ArenaRing Management Promotion” dhe Albi Sorra nga Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat