Kryeziu bëhet gjyqtar i parë i Kosovës në boksin profesionist

Boksi

Kryeziu bëhet gjyqtar i parë i Kosovës në boksin profesionist

Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:14
Kryeziu bëhet gjyqtar i parë i Kosovës në boksin profesionist

Federata profesionale e boksit të Kosovës tani më edhe zyrtarisht në radhët e saj ka një gjyqtar ndërkombëtar i licencuar me EBU licencë dhe kjo u bo e mundshme pas bisedave që ka pasur referi Arsim Kryeziu me numrin një të federatës së Kosovës, Nexhi Zeka.

Ky i fundit aspak nuk ka dyshuar për të dhënë këtë licencë kur dihen angazhimet e mëdha që bën Kryeziu në boksin amator dhe atë profesionist në Francë.

Ndryshe, Arsim Kryeziu me prejardhje është nga Ferizaji por që një kohë të gjatë vepron në Francë por edhe si trajner.

Ai për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh shumë i kënaqur që tani ai posedon licencën EBU nga Kosova. “Mu plotësua dëshira për të përfaqësuar tani e tutje Kosovën si refer profesionist. Kam pas edhe oferta nga Franca mirëpo të njejtën nuk e kam pranuar.

Tani jam shumë i gëzuar dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhe besoj se në mënyrën më të mirë do të prezantoj shtetin”, tha Kryeziu duke falënderuar shumë Nexhmedin Zekën i cili ka qen shumë korrektë dhe i premton atij se nuk do ta dëshpëroj përkundrazi do të mburren me atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat