Joshua: Eja dhe lufto kundër meje

Boksi

Joshua: Eja dhe lufto kundër meje

Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:55
Joshua: Eja dhe lufto kundër meje

Anthony Joshua ia ka bërë të qartë Tyson Fury-t se, nëse ai dëshiron të jetë boksieri numër një në botë, atëherë duhet të futet në ring për të luftuar kundër tij.

Britania e Madhe i mban të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë, pasi Fury e shpall kampion i ri i botës në WBC kur e rrahu me nokaut Deontay Wilderin në shkurt, ndërkohë që Joshua i mban titujt e tjerë në WBA, IBF dhe WBO, pas triumfit me pikë ndaj Andy Ruiz Jr në dhjetor.

Duke folur për Sky Sports, Joshua tha se Fury nuk mund të pretendojë se është boksieri numër një në botë pa u rrahur me të.

“Po, eja dhe lufto kundër meje”, i bëri thirrje Joshua bashkatdhetarit të vet Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat