Dikur me sopat bënte çarjen e druve, sot zyrtar i lartë në Kosovë!  - Bota Sot
Dikur me sopat bënte çarjen e druve, sot zyrtar i lartë në Kosovë! 

Boksi

Dikur me sopat bënte çarjen e druve, sot zyrtar i lartë në Kosovë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:11
Latif Demolli, djathtas me sopat

Sportistët tanë janë përballur me periudha të ndryshme, nga fukarallëku e deri në rritjen si sportist kulmorë.

Kemi një numër në sport, që disa prej tyre janë marrë edhe me aktivitetet jashtë shtëpie, si Latif Demolli, sot gjyqtar ndërkombëtar dhe zyrtar lartë në Federatën e Boksit të Kosovës, po ashtu edhe si zëdhënës, dikur me sopat bënte çarjen e druve, e po ashtu edhe krasitjen e pemëve, ndërsa sot është një personalitet shumë i respektuar.

Demolli ka qenë edhe boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, po ashtu edhe gjyqtar në rangun federativ. Kjo fotografi ku shihet duke bërë çarjen e druve është e viti 1978, e këtu thonë e ka përdorur sopatën për të fituar forcë.

Image

Ndërsa Demolli sot është i respektuar dhe alfa e omega e boksit, sidomos prej gjyqtarëve më të mirë ndërkombëtar të boksit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat