Florian Marku zbulon planin e tij

Boksi

Florian Marku zbulon planin e tij

Më: 17 prill 2020 Në ora: 18:38
Florian Marku

Florian Marku, ashtu si edhe pjesa tjetër e njerëzve është detyruar të qëndrojë në shtëpi pas situatës së koronavirusit. Në këtë formë, boksieri shqiptar ka pasur më shumë kohë për t’iu dedikuar rrjeteve sociale, aty ku edhe iu është përgjigjur shumë pyetjeve nga fansat.

Marku tregon se nuk do rikthehet të ndeshet sërish në kafaz, kjo si pasojë e operimit të dy duarve që i shkakton vështirësi në mundje. Sakaq, lushnjari shpreh edhe ëndrrën e tij, e cila është mbrojtja e titullit botëror në një stadium të mbushur me flamuj shqiptarë.

Jo më ndeshje MMA- “Nuk do të bëj më ndeshje në kafaz, pasi kam operuar të dyja duart dhe kam pasur vështirësi të bëj mundje. Kisha shumë probleme me duart dhe nuk i mbyllja dot normalisht”.

Hapat e parë në Greqi- “Në Greqi e kam nisur boksin dhe ka 16 vite që po e ushtroj këtë sport. Të them të vërtetën e dua atë vend, më pëlqen. Në çdo ndeshje që kam bërë atje, kurrë nuk e kam mohuar origjinën time. Jam krenar që jam shqiptar dhe flamurin tonë e kam pasur në krah. Kështu do vazhdoj deri kur të mbyll karrierën. Atje e kam fituar çdo ndeshje, nuk kam arsye të kthehem. Nuk është se kam marrë ndonjë ofertë të mirë”.

Ëndrra- “Kam dëshirë shumë, që kur të fitoj një titull botëror, të kthehem në Shqipëri dhe të ndeshem në një stadium futbolli. Aty do doja ta mbroja titullin, ajo është ëndrra ime, ta mbroj titullin botëror në një stadium të mbushur me flamuj shqiptarë”, u shpreh Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat