Gjithçka e qartë! Emrat e mëdhenj të boksit, që dikur dridhnin klubet ish jugosllave, disa prej tyre kanë fituar statusin e pensionistit.
Edhe Xhevdet Peci, i njohur si nga ish boksierët nokautues, që nga dita e djeshme ka fituar statusin e pensionistit, sikurse që e fituan para pak vitesh edhe Aziz Salihu dhe Mehmet Bogujevci.
Treshja e madhe e boksit, Peci-Salihu-Bogujevci në pensionë.
Peci kur nokautonte
E para, Bogujevci për nga mosha është më i vjetër se Salihu dhe Peci.
Bogujevci është edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ndërsa Peci nuk është i angazhuar në boks dhe Salihu është kryetar i KBO Prishtina.