White: Nuk dueloj më 9 maj

Boksi

White: Nuk dueloj më 9 maj

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:16
White: Nuk dueloj më 9 maj

Presidenti i UFC-së, Dana White, pas anullimit të eventit UFC-249 synon të zhvillojë një aktivitet të madh më 9 maj, datë kur do të zhvillohet eventi i radhës, ai UFC-250. Por që në start të punës, numri 1 i arteve marciale mikse ka marrë një goditje të rëndë.

Kampionia e botës në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg), Amanda Nunes, ka deklaruar se nuk do të duelojë më 9 maj, për shkak të coronavirus. Në eventin UFC-250, sportistja braziliane do të mbronte titullin kampion ndaj Felicia Spencer.

“Luanesha”, në një intervistë për “CBS Sports” tha: “Nuk do të duelojë më 9 maj. Unë do të dueloj sërish, por nuk e di se kur. Mendoj se ky nuk është momenti i duhur për të zhvilluar duele”, u shpreh Nunes. 

“Ta lëmë coronavirus të largohet dhe më pas të duelojmë.

Unë nuk ngjitem në kafaz pa zhvilluar një fazë përgatitore të plotë. Ndoshta duelojmë në qershor, por të shohim se si do të shkojnë gjërat. Më 9 maj nuk do të dueloj”, tha Nunes, që mban edhe titullin e peshës “bantamweight” (pesha deri 61kg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat