Mike Tyson po përgatitet për t'i befasuar të tjerët - Bota Sot
Mike Tyson po përgatitet për t'i befasuar të tjerët

Boksi

Mike Tyson po përgatitet për t'i befasuar të tjerët

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:27
Mike Tyson po përgatitet për t'i befasuar të tjerët

Boksieri legjendar Mike Tyson po stërvitet për t’u rikthyer së shpejti në ring për të zhvilluar disa ndeshje me nga 4 raunde për të mbledhur para për bamirësi, 15 vite pas ndeshjes së tij të fundit.

Tayson, i cili është kurorëzuar kampion në moshën 20 vjeçare, më i riu në histori, e ka marrë vendimin për t’u rikthyer sepse dëshiron të ndihmojë njerëzit e pastrehë dhe të varurit nga droga.

“Jam stërvitur dhe jam përpjekur të futem në ring. Dua të vij në formë dhe të jem në gjendje të bëj disa ndeshje me 3-4 raunde, për qëllime bamirësie.

Pra, disa ndeshje bamirësie, bëj ca para dhe ndihmoj të pastrehët dhe të varurit nga droga si puna ime,” tha Tyson në një dalje direkte në Instagram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat