Djali i kriminelit Arkan po përgatitet, me gjasë kundër shqiptarit të Kosovës - Bota Sot
Djali i kriminelit Arkan po përgatitet, me gjasë kundër shqiptarit të Kosovës

Boksi

Djali i kriminelit Arkan po përgatitet, me gjasë kundër shqiptarit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:16
Mazrekaj dhe Velko

Asgjë nuk qartësohet se për cilin meç po përgatitet boksieri serb Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan (Zhelko).

Siç shkruan media serbe ‘Kurir’, Velko stërvitet në karantinë dhe në kohën e pandemisë, në mënyrë që të përgatitet maksimalisht për të gjitha sfidat që e presin!

Sigurisht se djali i kriminelit po përgatitet për meçin me shqiptarin e Republikës së Kosovës, Petrit Mazrekaj. 

Ky meç, është konfirmuar të mbahet në terren neutral përkatësisht në Berlin pikërisht me 26 shtator, nëse do të krijohen kushtet, për shkak se tash e gjithë bota po përballet me virusin korona. Pavarësisht kësaj, a mbahet me 26 shtator ose më vonë, Mazrekaj, do të jetë i gatshëm në çdo moment që të del në ring dhe të tregojë fuqinë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat