UFC/ McGregor dhe Nate Diaz, do të luftojnë për herë të tretë

Boksi

UFC/ McGregor dhe Nate Diaz, do të luftojnë për herë të tretë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 19:36
McGregor dhe Nate Diaz

Conor McGregor dhe Nate Diaz e njohin shumë mirë njëri-tjetrin nga luftat që kanë zhvilluar mes vete. 

Luftën e parë e kishte fituar Diaz, kurse të dytën e kishte triumfuar luftëtari irlandez.

Sidoqoftë, kjo nuk ka ndaluar që dyshja të tregtojë mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin që nga atëherë.

Ariel Helwani i ESPN, sipas Daily Mail, tani ka raportuar se mund të shohim që dyshja të përfundojë një trilogji, në varësi të rezultatit të luftës kryesore mes Tony Ferguson me Justin Gaethje në UFC 249.

UFC 249 tashmë është vendosur të ndodhë më 9 maj, nëse nuk ka më pengesa për shkak të pandemisë koronavirus.

Dana White është i përgatitur për çdo vonesë të mëtejshme që UFC mund të përballet, ku planifikon ta zhvendosë oktagonin në një ishull.

Pikërisht, ky mund të jetë vendi ku mund të përballet McGregor dhe Diaz, për t’i dhënë fund një herë e mirë mosmarrëveshjeve mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat