Heshtja e Kosovës! Mos heshtni, se ata nuk kanë besë, e kanë mbështetjen e Vuçiqit e të federatës ruse! 

Boksi

Heshtja e Kosovës! Mos heshtni, se ata nuk kanë besë, e kanë mbështetjen e Vuçiqit e të federatës ruse! 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:33
Heshtja e Kosovës! Mos heshtni, se ata nuk kanë besë, e kanë mbështetjen e Vuçiqit e të federatës ruse! 

Nuk na lanë të zhvillojmë ndeshjen në Kovilovo afër Beogradit me kombëtaren e Kosovës për të reja në hendboll, në turneun kualifikues për Kupën e Botës pikërisht në vitin 2018.  Po ashtu në vitin 2018, nuk lejuan që kombëtarja e Kosovës në karate të shkoi në Novi Sad në Kampionatin Evropian! 

Kjo ishte fytyra e Serbisë, që edhe sot është e njëjta, në krye me Aleksandër Vuçiqin! 

Që nga tre marsi është zyrtarizuar edhe në faqen e Federatës së Boksit të Serbisë, që Kampionati Botëror do të mbahet në vitin 2021 pikërisht në Beograd, ndërsa Federata e Boksit e Kosovës, deri me sot nuk ka asnjë reagim zyrtar, nuk ka kërkuar asnjë garanci nga AIBA, që mos të pengohen. Heshtja e panevojshme, sepse serbët nuk kanë besë dhe  veprojnë në momentin e fundit.

“Serbia u zgjodh përsëri si organizatori i Kampionatit Botëror të Boksit në mbledhjen që ishte mbajtur në Budapest. Njeriu i parë i Federatës Botërore të Boksit (AIBA), Mohamad Mostasan, deklaroi se Serbia është një vend sportiv dhe një organizator i shkëlqyeshëm”, kështu shkruante në faqen e  federatës serbe.

"Do të jetë një promovim i shkëlqyeshëm i boksit serb, i gjithë sportit në vitin e ardhshëm, por edhe një promovim i madh i vendit tonë, i cili është gjithashtu një konfirmim që vendi ynë është vlerësuar me të vërtetë në të gjithë botën.

Dhe falë mbështetjes së Presidentit Aleksandar Vuçiç për kandidaturën tonë dhe punën e Federatës së Boksit, nuk ishte e vështirë  për Bordin Ekzekutiv të AIBA-s, që të na jepnin unanimisht një organizim të tillë. Unë gjithashtu duhet të falënderoj Umar Kremlev, Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Boksit të Rusisë, i cili ishte një krah i fortë yni", kishte thënë Nenad Borovçanin, presidenti i Federatës së Boksit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat