Kosova në Beograd, me himn, Flamur apo pa të...

Boksi

Kosova në Beograd, me himn, Flamur apo pa të...

Nga: K. Goca Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:15
Pamje nga një meç

Federata e Boksit e Kosovës, konfirmon se do marrin pjesë në Kampionatin Botëror në boks, që mbahet vitin e ardhshëm në Beograd. Dilema është se me Flamur të Kosovës, me himn apo pa të, më së miri tregon zëdhënësi i FBoXK, Latif Demolli përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.

“AIBA shpalli Beogradin si një qytet pritës të Kampionatit Botëror të Boksit për seniorë të vitit 2021.
Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqite për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në vitin 2021 ne Beograd (Serbi) me 3 ose 4 boksierë.

Kombëtarja e boksit të Kosovës pas pranimit në federatën Botërore të boksit AIBA në vitin 2013 ,ka mare pjesë në të gjitha kampionatet botërore që janë organizuar deri me tani, edhe pse disa prej shteteve nikoqire nuk e kanë njohur Kosovën si shtet si Armeni, Kazakistani, Azerbejxhani, Gjeorgjia etj, por ne kemi marrë pjesë. I vetmi shtet ku qeveria e shtetit nikoqir nuk na ka lejuar te marrim pjesë është India në Kampionatin Botëror për femra, ku Donjeta Sadikut nuk ju lejua pjesëmarrja dy vite të marrë pjesë në kampionatin e të rejave (youth) dhe seniore.

Por besojmë dhe shpresojmë se Kosova do të paraqitet me flamur dhe himn të shtetit në këtë kampionat botëror që do te organizohet në Serbi, për arsye se FboxK me kohë do të dërgoi letrat me emrat e ekipit te Kosovës në zyret e federatës Botërore AIBA, po ashtu edhe në zyrët e organizatorit. Duhet cekur se ne vitin 2014 Kosova për të parën herë u paraqit të marr pjesë në kampionatin botëror në Armeni, shteti i cili nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk lejuan ekipin e Kosovës të hyjë në Armeni.

Ekipi i Kosovës qëndroi 24 orë në aeroport dhe beri ankesë në federatën botërore AIBA te kryetari Ching-Kuowu i cili lajmëroj organizatorin duke thënë “Nëse Kosovës nuk i lejohet pjesëmarrja atëherë do ta anulojmë kampionatin botëror”. Dhe pas këtij mesazhi te presidenti Kuoeo Kombëtarja e Kosovës u lejua të marr pjesë.

Dhe besoj se kjo histori nuk do te përsëritet dhe Kosova do të marr pjese si çdo shtet tjetër që është i barabartë në federatën botërore AIBA me të drejta të plota.
Edhe pse disa prej sporteve të Kosovës nuk ju është lejuar nga Serbia të marrin pjesë në gara të ndryshme Evropiane (karate, henboll).
Në vitin 2017, kampionati botëror iu dha Indisë, dhe me marrëveshjen e qytetit pritës New Delhi u nënshkrua në Janar 2019. Sipas kësaj marrëveshje, gjysma e tarifave të pritësit pritej te paguhej në 1 Dhjetor 2019.
Pasi New Delhi nuk i ka përmbushur detyrimet e tij për të paguar tarifën e pritësit siç përmendet në kushtet e Marrëveshjes së qytetit pritës AIBA nuk kishte zgjidhje tjetër përveç që të ndërpresë kontratën në Prill 2020.Prandaj, India do të duhet të paguante një dënim anulimi prej 500.000 USD.
Komiteti Ekzekutiv i AIBA diskutojë dhe mori vendim unanim që organizimi ti jepet palës së dytë konkurruese Serbisë.
Kampionati botëror i boksit për meshkuj AIBA zhvillohet në qytetin e Beogradit në vitin 2021.
Presidenti i përkohshëm i AIBA-s, Mohamed Moustahsane pohoi se” Ky Kampionat Botëror do të ishte një ngjarje e madhe për Serbinë”, dhe shtoi 
“Ne besojmë se do të mbajmë kornizën kohore të planifikuar dhe do të zhvillojmë Kampionatin Botëror në 2021 nëse situata pandemike është nën kontroll. Sapo të jetë rregulluar, kjo do ti ndihmojë boksierët tanë që të planifikojnë përgatitjen për vitin e ardhshëm siç duhet”, vuri në dukje Presidenti i përkohshëm i AIBA.
Presidenti i Federatës Serbe të boksit, Nenad Borovcanin, deklaroi se Kampionati botëror është rikthyer në Beograd pas 43 vjetësh, pas kampionatit historik të vitit 1978 në kryeqytetin e Jugosllavisë, kjo është hera e dytë që kombi ynë të kthehet si nikoqirë.

Jam i sigurt se i gjithë vendi do të jetë krenar të presë Kampionatin në Beograd. Serbia ka gjithçka për të organizuar një ngjarje të shkëlqyeshme për atletët, trajnerët, zyrtarët dhe, natyrisht, për tifozët tanë të boksit "tha ai.
Duhet cekur se ne vitin 1978 ne kampionatin botëror në Beograd kanë marrë pjesë edhe 2 boksier Sami Buzolli dhe Mehmet Bogujevci.
Sami buzolli u eliminua nga boksieri më i mirë i kampionatit Mushoki, ndërsa Mehmet Bogujevci pas shumë luftërave të vështira arriti në finale dhe zuri vendin e dytë si nënkampion bote dhe fitoi medaljen e argjendtë”, thuhet nga Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat