Selektori i Kosovës lëshon bombën: Jo sportistët e mi në Serbi! Juve që iu ka mbet merak shkoni

Boksi

Selektori i Kosovës lëshon bombën: Jo sportistët e mi në Serbi! Juve që iu ka mbet merak shkoni

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:24
Selektori i Kosovës lëshon bombën:  Jo sportistët e mi në Serbi! Juve që i ka mbet merak shkoni

Selektori i kombëtares së Kosovës në boks (me femrat), Besim Brahimi, ka reaguar ashpër në lidhje për pjesëmarrje të boksierëve të kombëtares së Kosovës në ndonjë turne në Serbi.

“Në klubin tim kam boksierë, që ende nuk i dijnë eshtrat e familjarëve të tyre, që janë zhdukur nga regjimi serb, e të marrin pjesë në turne në serbi, kurrën e kurrës”, tha Brahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Në postimin që ka bërë në profilin e tij, ka shkruar:

“Kosova nuk do të merr pjesë në turne boksi në Serbi, mos bëni kësi dezinformata” Unë boksierët e boksieret e mi nuk do ti lejoj që të marrin pjesë në turne në Serbi, atyre që ju kanë mbet merak Serbia le të shkojnë vet nëse dojnë.

Image

Besoj se të gjitha klubet e Kosovës nuk i lejon boksierët me marr pjesë në turne të boksit në Serbi përpos Kampionateve Botërore dhe Evropiane që i organizon Federata Botërore – AIBA, ka njerëz në Kosovë që kanë qejf hala me pështjell me serbët se ju ka prish shtrufullogu”, ka shkruar Brahimi.
Në vitin e ardhshëm në Beograd mbahet Kampionati Borëror i boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat