Fury rishikon mundësinë për pensionim, në mes të negociatave për mega-duelin me Joshua

Boksi

Fury rishikon mundësinë për pensionim, në mes të negociatave për mega-duelin me Joshua

Më: 2 maj 2020 Në ora: 17:34
Joshua, Fury

Tyson Fury ka filluar ta rimendojë punën e pensionimit, pikërisht në kohën kur po flitet për një mega-duel të mundshëm mes tij dhe Anthony Joshua.

Ditëve të fundit kanë qenë të shumtë zërat për një mega-duel mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Me fitoret e fundit të britanikëve, tashmë titujt e kampionit për peshat e rënda janë në Britani të Madhe, por jo të unifikuar. Dueli për unifikimin pritet të ndodhë.

Por, Fury ka folur së fundmi për pensionimin e tij, duke lënë të kuptohet se duhet nxituar për një gjë të tillë.

“Do të luftojë deri të jem 40 vjeç”, ka thënë Fury për ESPN.

“Kam qenë duke menduar për këtë, dhe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për të bërë ndryshe”, ka shtuar ‘Gypsy King’.

Promotori britanik i boksit, Eddie Hearn, ka thënë se së fundmi ka pasur disa oferta për duelin Joshua-Fury, por në kalendarin e dy boksierëve ka kundërshtarë të tjerë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë mrekulli dhe boksierët të përballen për unifikimin e titujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat