Gjilani dhe sporti i Kosovës në zi. Ish boksieri i mirënjohur, Maksut Maloku, ka ndërruar jetë. Ai njihet me nofkën ‘Maxi’.
“Me dhimbje të thellë e mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së boksit dhe sportit në Komunën e Gjilanit, Maksut Maloku, apo i njohur ndryshe si Maxi.
Maksuti ishte shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja. Sukseset e shumta dhe puna e palodhshme e kanë karakterizuar dhe e kanë veçuar gjithë karrierën e tij sportive.
Sot, po i themi lamtumirë një tjetër ikone të sportit gjilanas, i cili ka lënë shumë bagazh prapa vetës. Përmes kësaj shkrese i shprehim ngushëllime familjes Maloku, gjithë komunitetit sportiv dhe shokëve të tij”, ka shkruar Malazog Hoxha, zyrtar për Sport në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.