“Mbylle gojën dhe falënderoje mjekun që ta ndreqi kafkën”, McGregor e ashpërson luftën e fjalëve me Ferguson - Bota Sot
“Mbylle gojën dhe falënderoje mjekun që ta ndreqi kafkën”, McGregor e ashpërson luftën e fjalëve me Ferguson

Boksi

“Mbylle gojën dhe falënderoje mjekun që ta ndreqi kafkën”, McGregor e ashpërson luftën e fjalëve me Ferguson

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja

Conor McGregor i ka reaguar me kritika të vrazhda Tony Fergusonit, duke e ashpërsuar luftën e fjalëve me rivalin e vet në kategorinë e lehtë në UFC, të cilit i ka bërë thirrje, siç thotë, ta mbyllë gojën dhe ta falëndërojë mjkeun i cili ndreqi kafkën.

Ferguson, i cili e pësoi një humbje shkatërruese kundër Justin Gaethje në meçin e së shtunës mbrëma në UFC, i kishte reaguar me vrazhdësi McGregorit rreth një provokimi në Twitter.

Atij nuk i kishte pëlqyer aspak fakti se McGregor kishte thënë se ai nuk kishte në nivelin e perceptuar.

Image

“Metodat dhe bisedat e tij janë të këndshme dhe qesharake por ai kurrë nuk ka qenë në nivelin e perceptuar”, kishte thënë McGregor.

Ferguson i kishte reaguar më pas: “Ti ende je bushtra ime.”

Kjo i hodhi benzinë zjarrit, duke e nxitur McGregorin të përgjigjet: “Mbylle gojën dhe falënderoji infermierët dhe mjekët të cilët ta ndreqen kafkën dhe t’i qepen tërë ato çarje të thella. Është dita ndërkombëtare e infermierëve! Dhe mëso si të boksosh!”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat