Mësohet shkaktari i vdekjes së boksierit të Kosovës

Boksi

Mësohet shkaktari i vdekjes së boksierit të Kosovës

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:20
Mësohet shkaktari i vdekjes së boksierit të Kosovës

Boksieri i Kosovës Ensar Mujota e humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik para dy ditëve. Ai ishte vetëm 15 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua sot nga Federata e Boksit e Kosovës në uebfaqen e vet zyrtare, përmes së cilës shprehu ngushëllime për humbjen e një boksier me perspektiv.

Ensari ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtime.

Masari, babai i Ensarit, ka treguar se djali i tij ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në një postim në llogarinë e vet në Facebook, Masar Mujota njofton për vdekjen e Ensarit dhe varrimin e tij, i cili u bë të shtuhnën në fshatin Monopolc.

“Miq, shok dhe dashamir, ju njoftojë se sotë pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë djali jonë

Ensar Bajrush Mujota!

Varrimi bëhet neser më Dt. 16.05.2020 ditë e shtunë në ora 13:00 me namazin e drekes, në varrezat e fshatit Mollopolc!

Me pikëllim të thellë familja Mujota!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat