Arlovski: Unë nuk jam i gatshëm ta zhvillojë një meç të plotë boksi kundër tij - Bota Sot
Arlovski: Unë nuk jam i gatshëm ta zhvillojë një meç të plotë boksi kundër tij

Boksi

Arlovski: Unë nuk jam i gatshëm ta zhvillojë një meç të plotë boksi kundër tij

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:14
Arlovski: Unë nuk jam i gatshëm ta zhvillojë një meç të plotë boksi kundër tij

Ish-kampioni i UFC, Andrei Arlovski, është luftëtari i fundit që e ka sfiduar Mike Tysonin për kthimin e tij në ring. Megjithatë, sfida e Arlovski dallon paksa nga të tjerat – ai ka kërkuar që meçi të përbëhet nga një rund boksi dhe një rund arte të përziera marciale (MMA).

Mike Tyson ka qenë duke u stërvitur në mënyrë intensive për ta realizuar dëshirën e kthimit në ring për një meç bamirës..

Prej kur e ka zbuluar këtë synim të tijin, Tyson është sfiduar nga Shannon Briggs, rivali i vjetër Evander Holyfield dhe shumë boksierë të tjerë – mirëpo bjellorusi Arlovski dëshiron të jetë ai që e teston veten kundër heroit të tij të fëmijërisë.

“Tyson është një legjendë. Unë e kisha një pankartë të tij të varur në dhomën time të gjumit”, ka zbuluar Arlovski për sports.ru.

“Unë nuk jam i gatshëm ta zhvillojë një meç të plotë boksi kundër tij. Nëse një rund është boks e tjetri është me artë të përziera marciale, atëherë meçi mes nesh është i mundur”.

Mike Tyson ka zbuluar disa herë se ai është tifoz i madh i UFC-së, mirëpo asnjëherë nuk ka luftuar në arte të përziera marciale, përderisa bjellorusi Arlovski ka boksuar edhe më parë gjatë karrierës së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat