Fury iu premton tifozëve duelin me Joshuan – gjithçka varet nga Pulev e Wilder

Boksi

Fury iu premton tifozëve duelin me Joshuan – gjithçka varet nga Pulev e Wilder

Më: 23 maj 2020 Në ora: 21:18
Fury iu premton tifozëve duelin me Joshuan – gjithçka varet nga Pulev e Wilder

Tyson Fury ka premtuar t’iu jap tifozëve duelin që ata duan.

‘Gypsy King’ ka thënë se do të përballet me Anthony Joshua, në mënyrë që t’iu jap tifozëve duelin që ata duan ta shohin.

Titujt e kampionit në peshat e rënda tashmë qëndrojnë në Britani, te Fury dhe Joshua. Tifozët duan duelin për unifikimin.

Fury ka premtuar një duel të tillë, por ka thënë se Deontay Wilder dhe Kubrat Pulev mund të pengojnë duelin, nëse ata fitojnë duelet e tyre.

“Nëse nokautohem nga Deontay Wilder atëherë nuk mund ta kemi duelin unifikues me Joshua”, ka thënë Fury për ‘Sky Sports’

“Do të jetë një tjetër ndeshje me Wilder dhe kështu. Nëse ai humb ndaj Pulev, largohet dueli. Në peshat e rënda nuk mund të numërosh duelet pa përfunduar atë të radhës. Një fitore për ndeshje”, ka thënë kampioni i WBC.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, unë dhe Joshua do të përballemi për spektaklin britanik, dhe do t’iu jap tifozëve atë që duan, sidomos tifozëve britanikë”, ishin fjalët e ‘Gypsy King’.

Në kalendar, Joshua pret duelin me Pulev, kurse Fury me Wilder. Nëse këto dy pengesa kalohen, atëherë spektakli për unifikimin e kampionit do të jetë i pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat