Fitimet marramendëse të McGregor nga UFC dhe boksi

Boksi

Fitimet marramendëse të McGregor nga UFC dhe boksi

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 09:34
McGregor

Luftëtari irlandez i arteve marciale, Connor McGregor, ka njoftuar fansat për herë të tretë se është pensionuar nga luftat në oktagon.

Connor, i cili luftoi për herë të fundit në kafaz në muajin janar ndaj Donald Cerrone në UFC 246, eventi i cili u mbajt në Las Vegas, fitoi hiç më pak se 3 milionë dollarë nga lufta që zgjati vetëm 40 sekonda.

“The Notorious” fitoi poashtu rreth 3 milionë dollar nga lufta e dytë që zhvilloi ndaj Nate Diaz dhe po aq ndaj Eddie Alvarez në UFC 205 e cila u zhvillua në vitin 2016 në Madison Square Garden në New York.

Në humbjen ndaj Khabib Nurmagomedov, Connor arkëtoi 2 milionë e 980 mijë dollarë, por u dënua 50 mijë dollarë për eskalimin që u bë pas meçit me ekipin e Khabibit.

Ndonëse ka mbi një dekadë në UFC, irlandezi 31 vjeçar fitimet më të mëdha i mori nga boksi, kur në vitin 2017 u ndesh me  Floyd Mayweather. Nga ky meç ai dol për 30 milionë dollar më i pasur sesa që ishte.

Shikuar në tërsi, Connor ka fituar 15 milionë dollar nga luftat në oktagon dhe 30 milionë të tjera nga meçi ndaj Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat