Joshua – Fury, zbulohet marrëveshja e veçantë për ndarjen e të ardhurave

Boksi

Joshua – Fury, zbulohet marrëveshja e veçantë për ndarjen e të ardhurave

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 23:44
Joshua – Fury

Tifozët e boksit në vitin 2021 do të shijojnë përballjet më të mëdha që kanë parë në vitet e fundit në boks.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e dy meçeve në vitin 2021.

Sport Mail raporton se dy boksierët janë pajtuar që në meçin e parë të ndajnë të ardhurat në mënyrë të barabartë.

Por, në meçin e dytë, i cili do të zhvillohet po ashtu në vitin 2021, fitues do të arkëtojë 60 për qind të të ardhurve, dhe humbësit do t’i takojnë vetëm 40 për qind.

Para afrimit të përballjeve mes tyre, Anthony Joshua duhet të mposht Kubrat Pulev, ndërsa Tyson Fury Deontay Wilderin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat