Një luftë si për jetë a vdekje mes shqiptarit të Kosovës dhe serbit Mirkoviq, goditje pas goditje...

Boksi

Një luftë si për jetë a vdekje mes shqiptarit të Kosovës dhe serbit Mirkoviq, goditje pas goditje...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:37
Fatmir Makolli

Fatmir Makolli ka qenë prej boksierëve më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 80-ta. 

Ai i takon Gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila ka qenë pesë herë kampione e ish Jugosllavisë dhe gjashtë nënkampione. 

Në garën e viteve të 80-tën përkatësisht trofeu “Gongu i Artë”, që ishte mbajtur në palestrën n Shkup, Fatmir Makolli i Prishtinës u ndesh me serbin  Sreten Mirkoviq të Smederëvës.  Një luftë si për jetë a vdekje mes shqiptarit të Kosovës dhe serbit Mirkoviq, goditje pas goditje...

Meçi e finales mund ta shihni në tërësi në video se çfarë lufte ka qenë, sidomos pas minutës së gjashtë, goditje të fortë dhe njëra pas tjetrës ndaj njëri – tjetrit, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit, e ndër ta edhe Aziz Salihun, Sllobodan Kaçarin etj. Edhe pse Makolli kishte humbur, kishte treguar luftë të madhe dhe në bazë të rundit të tretë nuk e meritonte humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat