Prapaskena, McGregor tentoi të “blejë” trajnerin e Mayweather para duelit - Bota Sot
Prapaskena, McGregor tentoi të “blejë” trajnerin e Mayweather para duelit

Boksi

Prapaskena, McGregor tentoi të “blejë” trajnerin e Mayweather para duelit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:48
Floyd Mayweather, Conor McGregor

Nate Jones, një nga trajnerët e Floyd Mayweather, ka bërë me dije se Conor McGregor i ka ofruar 1.5 milionë dollarë në vitin 2017, në mënyrë që ta afronte në stafin e tij për ta stërvitur. Kjo ofertë ka ndodhur pak kohë para se McGregor dhe Mayweather të duelonin mes tyre, në gusht të 2017-ës (Mayweather fitoi me KO në raundin e dhjetë).

Jones ka punuar me Mayweather që prej vitit 2002 dhe shprehet se për këtë ofertë nuk ka biseduar më askënd deri më sot. “Floyd nuk e di, por unë kam marrë një telefonatë nga stafi i McGregor për të punuar me ta. Madje më kërkuan që në atë duel unë të isha në këndin e tyre si trajner”, tha Nate Jones.

“Më ofruan 1.5 milionë dollarë, por unë refuzova. Më telefonoi Montell Griffin dhe më tha që më duan në stafin e Conor. Më telefonuan sërish dhe më konfirmuan shumën, duke më kërkuar të jem në anën e tyre në atë duel, por u mbylla telefonin”, tha Nate Jones.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat