Mike Tyson e bën sërish, mahnit fansat me shpejtësinë e jashtëzakonshme

Boksi

Mike Tyson e bën sërish, mahnit fansat me shpejtësinë e jashtëzakonshme

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:08
Mike Tyson

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka konfirmuar se është në formë të lartë para rikthimit sensacional në ring, përkundër se është 53 vjeçar.

Ish-kampioni i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda ka paralajmëruar disa meçe miqësore, 15 vjet pas pensionimit nga boksi.

Kundërshtarët e tij akoma nuk janë konfirmuar, mirëpo ka pasur spekulime për emra të mëdhenj që mund të hyjnë në ring me ikonën.

Ndërsa gjatë javëve të fundit, ai kohë pas kohe ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale nga përgatitjet që është duke bërë.

Një vide e publikuar së fundmi në Instagram e shfaq Tysonin në disa seanca stërvitore, me ç’rast tregon goditjet e fuqishme dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme përkundër moshës që ka.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Training smarter every day. @smartcups SmartCups.com

A post shared by Mike Tyson (@miketyson) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat