Befason McGregor: Khabib gënjeu për infektimin e babait

Boksi

Befason McGregor: Khabib gënjeu për infektimin e babait

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:14
Conor McGregor Khabib Nurmagomedov

Edhe pse i tërhequr nga sporti, Conor McGregor vazhdon të bëjë lajm me deklaratat e tij, sidomos kur ato prekin kampionin e botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov.

Kjo tregon se marrëdhënia e irlandezit me rusin vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë që nga sfida mes tyre.

McGregor së fundi bëri bujë me një koment jo shumë të përshtatshëm, për babanë e Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, i cili prej dy muajsh po lufton me vdekjen, i prekur pikërisht nga koronavirus, përderisa më parë kishte probleme me zemrën dhe veshkat.

“Mendoj se sëmundja e Abdulmanap është thjesht një mashtrim, një sajesë për të shtyrë sa më shumë duelet e Khabib dhe ai të mos ngjitet në kafaz. Fat të mbarë, por mos harro – Allahu sheh gjithçka”, shkroi Khabib.

Abubakar Nurmagomedov, kushëriri i Khabib dhe sportist në UFC, ka postuar një foto të këtij komenti në “Instagram”, ku thumbon McGregor me një batutë: “Kjo ndodh kur të mbërthen koronavirus dhe ti nuk arrin të marrësh frymë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat