Whyte e quan frikacak Furyn: Gjithmonë i shmangesh duelit me mua - Bota Sot
Whyte e quan frikacak Furyn: Gjithmonë i shmangesh duelit me mua

Boksi

Whyte e quan frikacak Furyn: Gjithmonë i shmangesh duelit me mua

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 20:32
Dillian Whyte dhe Tyson Fury.

Dillian Whyte ka një mesazh për Tyson Fury.

Boksieri britanik, Whyte, ka një mesazh për bashkëkombësin e tij i cili mbanë titullin e kampionit të WBC.

Whyte thotë se ‘Gypsy King’ është një frikacak që ka shmangur duelin me të. Tutje, ai është shprehur i gatshëm në çdo kohë për duelin me Fury.

“Tyson Fury frikacak gjithmonë duke mashtruar publikun që ju harroni se unë kam ofruar luftë edhe disa herë të tjera dhe të kam parë duke u lëkundur në mënyrë patetike. Ti u largove vitin e kaluar kur WBC urdhëroi të luftonit me mua. Në çdo kohë, në çdo vend, në çdo formë”, ka thënë Whyte

Whyte e dëshiron me çdo kusht një duel me Tyson Fury, por gjasat janë të vogla që ai ta ketë një të tillë.

Fury do të përballet me Deontay Wilder, kurse pastaj të gjithë e presin duelin me Anthony Joshua. /Lajmi.net/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat