Fury provokon rëndë: 'Lëpirës' - Bota Sot
Fury provokon rëndë: 'Lëpirës'

Boksi

Fury provokon rëndë: 'Lëpirës'

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:53
Fury provokon rëndë: 'Lëpirës'

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury, ka deklaruar se i është rikthyer palestrës me një qëllim të vetëm, të mposhtë sërish amerikanin Deontay Wilder.

Dy boksierët pritet të zhvillojnë në dhjetor sdën e tretë mes tyre (sda e parë u mbyll në barazim dhe në të dytën triumfoi Fury).

Edhe Wilder është duke u stërvitur dhe rikuperuar pas operacionit, por kohët e fundit ka vendosur të mos japë intervista. Duket se ai ka nevojë për t’u motivuar para sdës së tretë me Fury. Wilder mori një goditje të rëndë në duelin e fundit me Fury, kur pësoi humbjen e parë në karrierën e tij. “Bronze Bomber, po vij për ty lëpirës”, ka qenë komenti i Fury në rrjetet sociale, duke iu drejtuar boksierit amerikan me nofkën e tij.

 Gjasat janë që kjo përballje e tretë të zhvillohet më 19 dhjetor, por ende nuk është konrmuar vendi i saktë. Situata e krijuar nga koronavirus ka lënë ende mjaft dilemë për këtë përballje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat