Shemallari kundër Zellerit

Boksi

Shemallari kundër Zellerit

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:59
Abdyl Salihu e Arben Shemallari

Arben Shemallari, boksieri profesionist i “ArenaRing BoxPromotion” me 18 korrik në Wiesbaden të Gjermanisë do të zhvilloj ndeshjen e tij më të rëndësishme në karrierë duke luftuar kështu  për dy tituj evropian, atë të UBF dhe GBU, kurse kundërshtari i tij do të jetë hungarezi me përvojë Istvan Zeller i cili ka një bilanc prej 38 fitoreve, 29 humbje (12 me nokaut). 

Menaxheri i Bennit, Avdyl Salihu beson se boksieri i tij do të arrij deri tek titujt pasi kohën e fundit është përgatit maksimalisht edhe pse me kushte jonormale.

“Jemi duke jetuar me një pandemi globale dhe e gjithë bota është e limituar për punë ashtu edhe sporti. Benni me kushte jo edhe aq normale u munduar të përgatitet në Gjermani duke zhvilluar edhe sparingje. Ai po ndihet mirë dhe besoj se do të na gëzoj me tituj”, tha Salihu, duke shtuar se për tu realizuar kjo ndeshje kanë ndihmuar shumë edhe sponsorët të cilët i falënderon shumë.

Nga ana tjetër, Arben Shemallari thotë se do të bëj çmos që të fitoj këtë tituj. “Ballafaqimi për tituj për mua është realizim i ëndrrave të mija andaj besoj se do të arrij të mposht kundërshtarin dhe të fitoj titullin evropian. Këtë do ta bëjë për familjen time, prindit, motrën, vëllaun , shokët si dhe për menaxherin tim të cilin kemi punuar maksimalisht gati 1 vit e gjysmë për të arritur deri tek ky rezultat. Shpresoj shumë se do të kem edhe mbështetje dhe unë në fund do ti gëzoj me suksese”, tha Shemallari. 

Ndryshe, ndeshja mes Shemallarit dhe Zeller do jetë përballja kryesore kurse para tij do të paraqiten edhe dy boksier shqiptar Shefat Isufi i cili do të ndeshet me boshnjakun, Boshko Mishiq si dhe Kasim Gashi i cili do të përballet me Janos Lakatos nga Hungaria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat