WBC i dhuron 6-vjeçarit gjerdanin e kampionit, ja arsyeja - Bota Sot
WBC i dhuron 6-vjeçarit gjerdanin e kampionit, ja arsyeja

Boksi

WBC i dhuron 6-vjeçarit gjerdanin e kampionit, ja arsyeja

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 11:30
WBC i dhuron 6-vjeçarit gjerdanin e kampionit, ja arsyeja

Bridger Walker ka qenë personazhi i javës në Amerikë. 6-vjeçari që jeton në Wyoming, ka qenë protagonist i një gjesti heroik. Pak ditë më parë, ai pa të motrën e tij më të vogël (2 vjeçe) që po sulmohej nga një qen.

Ai shkoi për ta ndihmuar të motrën, duke sulmuar qenin. Walker e shpëtoi të motrën, por vetë u kafshua nga qeni në fytyrë. Kjo i kushtoi një operacion kirurgjikal delikat në fytyrë djaloshit (zgjati dy orë) dhe 90 të qepura.

Lajmi që u publikua nga CNN mori dhenë. Djaloshi është një fans i personazhit “Capitan America”, që interpretohet nga aktori Chris Evans. Ky i fundit i dërgoi një video-mesazh për ta përshendetur.

Ndërsa WBC (World Boxing Council) i dërgoi djaloshit një gjerdan të vërtetë, nga ato që mbajnë kampionët e botës, si Tyson Fury. Djaloshi Bridger Walker njihet zyrtarisht nga WBC si “kampion nderi”, pasi bëri një gjest më heroik se ato që bëhen në ring.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat