Pas një aksidenti me makinë ndërron jetë boksieri

Boksi

Pas një aksidenti me makinë ndërron jetë boksieri

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 12:37
Pas një aksidenti me makinë ndërron jetë boksieri

Boksieri amerikan, Travel Mazion ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re, 24-vjeçare, pas një aksidenti me makinë të pësuar.

Ditën e djeshme Mazion ishte duke udhëtuar me makinën e tij, teksa ka pësuar aksident të rëndë dhe ka ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje.

Një lajm i hidhur ky për gjithë boksin, kjo edhe për faktin se Mazion shihej si një boksier me të ardhme të ndritur.

Nga koha kur ai kishte debutuar si profesionist në vitin 2013, kishte regjistruar 17 fitore dhe nuk kishte asnjë humbje, duke qenë kështu i pamposhtur. I vdekur në vendngjarje ka mbetur edhe një 61-vjeçar, i cili drejtonte makinën e cila u përplas me atë të boksierit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat