Aksident fatal, humb jetën tragjikisht boksieri amerikan - Bota Sot
Aksident fatal, humb jetën tragjikisht boksieri amerikan

Boksi

Aksident fatal, humb jetën tragjikisht boksieri amerikan

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 19:43
Travell Mazion

Bota e sportit në SHBA është në zi pas ndarjes nga jeta të boksierit të talentuar, Travell Mazion i cili ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.

Përplasja e makinës së tij, rezultoi fatale për 24-vjeçarin.

Deri tani Mazion ishte i pamposhtur në peshën super të lehtë, me 17 fitore të regjistruara deri tani.

I riu është përplasur me një makinë tjetër, teksa drejtonte mjetin e tij ku mbeti i vdekur në vend. 

Nga aksidenti edhe 61-vjeçari që drejtonte makinën tjetër tip “Honda” e humbi gjithashtu jetën në spital.

Mazion ishte një i ri premtues që për herë të parë në ring kishte zbritur në vitin 2013-të kur ishte vetëm 17-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat