Boksierët e Kosovës përgatiten në Brezovicë

Boksi

Boksierët e Kosovës përgatiten në Brezovicë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:15
Boksierët e Kosovës përgatiten në Brezovicë

Boksierët e Kombëtares së Kosovës po përgatiten në Brezovicë, për sfidat e ardhshme.

“Nga sot boksierët e moshës 17-18 vjeçare të Kombëtares së Kosovës filluan përgatitjet  në Brezovicë.

Federata e boksit e Kosovës, sipas planprogramit të paraparë për  përgatitje bazike (malore) me boksierët cilësor të kombëtares së Kosovës, që janë të ndarë në 3 grupe, vazhdon me grupin e tretë.

Përgatitjet  bazike fillojnë nga 19 – 30 korrik 2020, do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra në Brezovicë në ambient të hapur, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.  Do të stërvitet 3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP.

Në stërvitje do të marrin pjesë 10 boksierë, sipas vendimit të BE te FBOXK-së, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 metra.
Në përgatitje udhëtuan: Leonit Gubetini, Luar Aliu, Çlirim Berisha, Gentrit  Gashi, Samir Malsori, Lorent Murati, Remzo  Mustafiq, ltin Shala, Renat Mehmeti dhe Leonit Muhaxheri. Trajner Shefki Bogujevci”, njofton FBOXK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat