Wilder kishte thënë se do ta nokautonte, ja përgjigja e Tysonit

Boksi

Wilder kishte thënë se do ta nokautonte, ja përgjigja e Tysonit

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:17
Wilder kishte thënë se do ta nokautonte, ja përgjigja e Tysonit

Boksieri amerikan, Deontay Wilderit, kishte deklaruar para pak kohësh se ai do ta kishte nokautuar Mike Tysonit gjatë kohës kur ky i fundit kishte arritur majat e boksit.

Ndërsa, tash Tyson i është kundërpërgjigjur bashkëkombësit të tij.

“Unë kundër Tysonit në 86-n, do ta kisha rrahur keq atë djalë”, ishte shprehur Wilder në 2018-n.

Kurse, Tysoni ka thënë se i pëlqen fakti që Deontay ka një mendim të tillë.

“Më pëlqen fakti që ai mendon ashtu sepse ajo është mënyra që do të mendoja edhe unë”, u shpreh Tyson.

“Ai supozohet të mendojë ashtu, ai është kampion i peshave të rënda në botë dhe kjo është diçka të cilën do ta mendoja edhe unë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat