Vdes gazetari dhe autori i librit të Aziz Salihut   - Bota Sot
Vdes gazetari dhe autori i librit të Aziz Salihut  

Boksi

Vdes gazetari dhe autori i librit të Aziz Salihut  

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:29
Vdes gazetari dhe autori i librit të Aziz Salihut  

Sot ndërroi jetë shoku, miku im, Cen Pushkolli, me te cilin ecëm, vepruam, buzëqeshëm, u gëzuam së bashku përmbi gjysmë shekulli, me la te heshtur për të evokuar ca kujtime të jetës së tij.

Cenë Pushkolli kishte mjeshtrin e një gazetari me përvojë, mendime që i ka percjellur në dy librat e tij njëri në dorëshkrim “Njohuri për gazetarinë” ndërsa tjetri me vlera arkivore i cili i dedikohej boksierit me nam ndërkombëtarë, Aziz Salihut, duke mbledhur fakte dhe dëshmi nga personalitete të shquara te fushave te ndryshme.

Ai ideoi dhe themeloi revistën mujore Bashkimi Paqësore, themeloi dhe udhëheqi gazetën Itifak në katër gjuhë, njëri ndër themeluesit dhe kryeredaktori i parë i gazetës së përditshme “Pavarësia”, ai themeloi dhe udhëheqi Shoqatën Mirëbërëse, humanitare, edukative dhe kulturore Bashkimi, e cila ishte regjistruar ndër të parat Shoqata në ish Jugosllavi dhe në Shoqatën Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e njeriut me seli ne Frankfurt, te cilën e njoftonte kohëpaskohe për shkeljet sistematike te shqiptareve në ish Jugosllavi.

Ka protagonistë të cilit janë njerëz të fushave të ndryshme, të cilt kanë vepruar në heshtje dhe kanë bërë punë të mëdha, ai ishte njeri ndër ta, i cili përmes artikujve, intervistave, filmave dokumentare për jetën e shqiptarëve në diasporën evropiane, atë kanadeze dhe atë amerikane, shënoi epokën e një veprimtari të palodhshëm që bëri punë të mëdha.

Them se ai si autor i shkrimeve, eseve, ka realizuar një punë te palodhshme në sistemimin e materialit nëpër shkrime-libër “Kush ishte Aziz Salihu të tjerët flasin për të. Ai ishte njëri ndër themeluesit e Aleancës për Ribërjen e Shqipërisë Etnike dhe së bashku me Lëvizja Shqiptare e Prizrenit, Lëvizja Pellazgo Ilire Shqiptare, në Institutin Albanologjik Prishtinë, 26 prill, 2018 organizuar Simpozium Shkencor, politik, diplomatik.

-Veprime politike mbi bazën e Konventave Ndërkombëtare lidhur me vetëvendosjen e popujve-shteteve.
Janë të panumërta aktivitetet e panumërta që ka ideuar dhe organizuar Ceni, në rrugën e tij maratonike te veprimtarit, organizatorit, artikullshkruesit dhe te intelektualit, duke bërë të pamundurën të mundur. Pamedyshje ai do te zë një vend të rëndësishëm në listën e njerëzve që bëri aq shumë për vendin edhe duke iu siguruar te ardhura modeste shumë gazetarëve, intelektualeve dhe njerëzve të kulturës. Së bashku me Mustafë Vocën botuan tekste shkollore në kuadër të Entit te teksteve dhe mjeteve shkollore.
Është i gjerë opusi i angazhimeve në fushën e shkrimeve, në organizimin e konferencave dhe simpoziumeve, takimeve te shumta me bashkatdhetarë në Evropë, SHBA, Kanadë, saqë është e pamundur të numërohen me këta pak rreshta.
Vdekja e tij e papritur mori me vete shumëçka njerëzore, mori me vete modestinë e tij, por që në miqve të tij na dhuroi heshtjen, na la uratën dhe lutjet për të. Pushofshë në paqe miku im, do te kujtoj deri sa të jem gjallë. Miku yt Agimi, shkruan Agim Vuniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat