E rreh Darren Tillin - Bota Sot
E rreh Darren Tillin

Boksi

E rreh Darren Tillin

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 12:23
E rreh Darren Tillin

Ish-kampioni i botës në peshat e mesme në UFC, Robert Wittaker, e ka mundur britanikun Darren Till me vendim unanim të gjyqtarëve në meçin e fundit në Ishullin e Luftimit të UFC-së në Abu Dhabi.

Australiani Whittaker, i cili e humbi titullin në UFC kundër Israeli Adesanya në tetor, ishte largua përkohësisht nga ky sport për t’u riaftësuar, duke u ankuar në sëmundje

Ai u rikthye pas nëntë muajve për ta mundur Tillin me pikë në një meç të ngushtë që zgjati me runde.

Kjo fitore i jep mundësi atij të futet përsëri në garë për titull në peshat e mesme në UFC.

Ishulli i Luftimit – i krijuar nga presidenti i UFC-së Dana White – u formua në përpjekje për t’i vazhduar ngjarjet e arteve të përziera marciale edhe gjatë pandemisë koronavirus.

Më shumë se 100 luftëtarë kanë udhëtuar drejt ishullit Yas në Abu Dhabi për katër ngjarjet e mëdha që u zhvilluan nga 11 deri më 25 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat