Policia ndalon ngjarjen, boksieri shqiptar nuk kursehet: Kush ma paguan... - Bota Sot
Policia ndalon ngjarjen, boksieri shqiptar nuk kursehet: Kush ma paguan...

Boksi

Policia ndalon ngjarjen, boksieri shqiptar nuk kursehet: Kush ma paguan...

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 17:14
Policia ndalon ngjarjen, boksieri shqiptar nuk kursehet: Kush ma paguan...

Boksieri Albi Sorra ka bërë një reagim të fortë në Instagramin e tij në lidhje me pezullimin e eventit të boksit ditën e djeshme në Vlorë. Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishte përgatitur një event me 15  ndeshje të boksit profesionist, por Policia e ndërpreu duke mos lejuar një ngjarje të tillë. Sorra doli me reagim duke akuzuar uniformat blu për ngjarjen.

REAGIMI – Më vjen keq t’ju bëj me dije se mbrëmja e boksit planifikuar mbrëmë në Vlorë, më 25 korrik, u anulua për shkaqe të paqarta që lidhen me Covid-19. Në këtë aktivitet ishin planifikuar 15 duele profesioniste, që ndodh rrallë në Shqipëri, aq më tepër në një kohë pandemie.

Sepse boksi profesionist ka kosto te madhe financiarë dhe anulimi i një eventi të përmasave të tilla sjell një fundosje në aspektin financiar, në këtë rast isha unë dhe Alban Alikaj që morëm këtë goditje.

Pse duhet të merrnim këtë goditje unë edhe Alban Alikaj? Sepse ne së bashku me shumë shokë tanët  që na mbështesin dhe duan sportin e boksit, po kërkojmë ta kthejmë këtë sport në sportin më të ndjekur pas futbollit. Sepse aftësitë tona frikësojnë shumë njerëz.

Në më pak se 2 vjet unë personalisht, me ndihmën dhe bashkëpunimin e kolegëve dhe shokëve të ndryshëm, kemi organizuar 8 mbrëmje boksi dhe mbrëmë duhet të ishte mbrëmja numër 9.

Ka ndodhur ndonjëherë më përpara një promovim i këtyre niveleve në Shqipëri? Komuniteti i boksit asnjëherë nuk ka pasur një mundësi të tillë në të gjithë historinë e ekzistencës së tij. Armiku më i madh është mes nesh.

PO ÇFARË NDODHI? Urdhri Nr. 326 Datë 15.05.2020 në fuqi “Për kufizimet e aktiviteteve sportive” : thuhet se aktivitetet sportive në ambiente të hapur për të gjitha llojet e sporteve janë të lejueshme.

Aktiviteti në fjalë zhvillohej në “Kalceto Vlora” pa praninë e tifozëve, ambient i hapur, me mur rrethues që nuk lejonte grumbullimin e tifozëve. Aty ku çdo ditë luajnë 8 me 8 futboll, orar pa orar, sepse ligji lejon. Tek për tek nuk lejon.

Policia e shtetit ndalon të zhvillohet këtë aktivitet bazuar ku? Me urdhër të kujt? Dhe ku është urdhri? Policia vjen edhe thotë na kanë dhënë urdhër mos ta lejojmë, gojarisht, disa orë para fillimit të garës.

Kur jeni në dijeni 2 javë para zhvillimit të aktivitetit në rruge zyrtare nëpërmjet postës elektronike, pse nuk na njoftoni në kohë për ndalimin e aktivitetit? Ose të paktën 1 ditë para, mos të merrnim rrugën për Vlorë. Kush e paguan koston që kalon shifrën 7.000€ ? E VETMIA GJË QË KËRKOJ ËSHTË MOTIVI I NDALIMIT TË KETIJ AKTIVITETI!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat