Andy Ruiz reklamon transformimin, para kthimit në ring - Bota Sot
Andy Ruiz reklamon transformimin, para kthimit në ring

Boksi

Andy Ruiz reklamon transformimin, para kthimit në ring

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 10:15
Andy Ruiz

Tifozët janë befasur nga forma trupore e Andy Ruiz Jr, i cili është shfaqur më i dobët në një video të fundit të publikuar në rrjete sociale, para kthimit të tij në ringun e boksit.

30-vjeçari Andy Ruiz Jr nuk ka dalur në ringun e boksit për meç zyrtar që ka disfata me vendim unanim të gjyqtarëve kundër Joshuas në dhjetor të vitit të kaluar.

Meksikano-amerikani i kishte befasuar tifozët kur kishte rezultuar se peshonte 128.4 kilogramë për atë meç në Arabi Saudite kundër Joshuas.

Në fund, pesha e tij i kushtoi  pasi ai s’arriti të jetë mbresëlënës kundër Joshuas atë natë, duke bërë kështu që t’i humbë titujt e fituar në meçin e parë kundër britanikut.

Megjithatë, Ruiz Jr e ka reklamuar transformimin e tij trupor para kthimit të tij në ring.

Ruiz Jr tani po përgatitet për meçin e tij të radhës, kur synon të përballet me boksierë si Luis Ortiz dhe Dominic Breazeale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat