E turpshme në Kosovë, boksieri i Kombëtares nuk merr pagë, por jep nga xhepi i tij! - Bota Sot
E turpshme në Kosovë, boksieri i Kombëtares nuk merr pagë, por jep nga xhepi i tij!

Boksi

E turpshme në Kosovë, boksieri i Kombëtares nuk merr pagë, por jep nga xhepi i tij!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:59
Besart Pireva

Boksierët e Kosovës nuk e gëzojnë përkrahjen e duhur nga institucionet e shtetit po ashtu edhe në klubet ku e zhvillojnë karrierën nuk paguhen! Është e turpshme në Kosovë, boksieri i Kombëtares së Kosovës, Besart Pireva (+75 kg), nuk merr pagë, por jep nga xhepi i tij! Kjo ndodhë vetëm në Kosovë dhe jo në ndonjë vend të botës aty ku ka rregull e rend!

Pireva është prej boksierëve më të mirë në vendin tonë dhe me ambicie të mëdha.

Ai flet se sa është vështirë të stërvitet në këtë kohë pandemie. 

Image

 “Është më e vështirë për arsye se edhe ka qenë vendimi që mu ndalu stërvitjet në ambientet të mbyllura që mu ka duk vendim absurd për mendimin tim, për arsye që kafenet e shumë lokale tjera janë gjatë gjithë kohës plot e kur ato lejohen e mu mbyll sporti nuk mu ka duk e logjikshme.  Por, prapëseprapë si kemi ndal stërvitje në ambiente të hapura që me mbajt formën e duhur për garat që nuk kanë akoma datë të caktuar por shumë shpejt pritet që të caktohen nga EUBC dhe AIBA”, tha Pireva.  

“Bota sot”: A jeni ankuar?
Besart Pireva:
Reagimi duhet me dal nga komiteti, ne si sportist na takon ta mbajmë formën tonë me kushtet që na mundësohet.

“Bota sot”: A keni telashe si boksier me anën e përgatitjeve profesionale, a mungojnë pajisjet e duhura dhe a paguheni?
Besart Pireva:
Po kemi mjaft telashe në këtë drejtim se jo vetëm që nuk paguhemi nga klubet po edhe ka që na kërkojnë pagesë për stërvitje edhe pse paguhen fal rezultateve tona prapë nuk ju mjafton dhe kerkojnë pagesë ekstra nga ne edhe pse jemi përfaqësues të Kosovës ne duhet akoma ti paguajmë trajnerët e Kosovës në vend që të paguhemi ne. Ndërsa kushtet për stërvitje nuk jan siç duhet të ishin, ka shumë gjëra që mungojnë gjithashtu edhe konkurrenca nuk është më në nivelin e duhur sa i perket garave kombëtare dhe kjo ndikon në përgatitje jo të mirë për garat ndërkombëtare.

“Bota sot”: Anëtar i kombëtares së Kosovës dhe në vend që të merreni pagë, ju jepni para nga xhepi, a iu mbron federata?
Besart Pireva:
Po federata mundohet me na mbrojt por nuk ka ndikim brenda klubeve. Falë federatës kemi bë përgatitje në vende të ndryshme, na ka përkrahur gjithmonë dhe po të mos e kishim përkrahjen e federatës nuk do merreshim me këtë sport.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja? 
Besart Pireva:
Synimet e mija janë që të arrij t’i sjelli medalje Kosovës nga Kampionati Botëror, sidomos nga ai që do të mbahet në Beograd, ku do të ishte kënaqsi e madhe të ngritej Flamuri i Kosovës atje dhe gjithashtu si çdo sportist ëndrra ime është edhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.

“Bota sot”: A ke ndonjë ofertë nga klubet?
Besart Pireva:
Po kam oferta nga disa klube të italisë, ku edhe kam stërvitur një kohë dhe aty e kam mësuar boksin si duhet për herë të parë dhe nga disa vende të tjera po dëshira ime akoma është që ta përfaqësoj Kosovën dhe të arrij të sjell medalje botërore, olimpike. Po nëse kushtet nuk fillojnë të përmirësohen do ta kemi të vështirë të qëndroj akoma në Kosovë dhe do të duhet që të kaloj në boksin profesionist jashtë vendit edhe pse deshira ime është të qëndroj në Kosovë.

“Bota sot”: Ku jeni më së shumti i dëshpëruar?
Besart Pireva:
Më së shumti jam i dëshpëruar me përkrahjen e shtetit që nuk na mundëson që të mund të bëjmë stërvitjet siç duhet të kemi perkrahjen e duhur për të shkuar në kampe ndërkombëtare para garave dhe të mos kemi nevoj të kemi mendjen dikund tjettër përpos boksit.  Federata eshte duke bere maksimumin por nuk e ka pëkrahjen e duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat