Çudia Tyson - Bota Sot
Çudia Tyson

Boksi

Çudia Tyson

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:45
Çudia Tyson

Legjenda e boksit, Mike Tyson, e ka shfaqur edhe një herë formën e tij mbresëlënëse fizike në moshën 54-vjeçare, përderisa po vazhdon stërvitjet rraskapitëse për kthimin e tij në ring.

54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Ai po punon për të marrë rezultat më të mirë në kthimin e tij në ring.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat