Fejohet emri i madh i sporteve luftarake, ja me kë

Boksi

Fejohet emri i madh i sporteve luftarake, ja me kë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:01
Fejohet emri i madh i sporteve luftarake

Legjenda e UFC-së, Conor McGregor, ka shpallur fejesën me partneren e tij prej shumë vitesh, Dee Devlin.

Irlandezi ka zbuluar se ai kishte pyetur gruan e tij për martesë gjatë kohës sa ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 32-të në jug të Francës.

“Çfarë ditëlindje, gruaja ime e ardhshme!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Instagram”.

Devlin ka qenë në krah të McGregorit që prej fillimit të karrierës së tij në Artet e Përziera Marciale në vitin 2008.

Çifti ka dy fëmijë, djalin 3-vjeçar Conor Jr dhe vajzën Croia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat